Shqipëria në moment historik! –

Për kryeministrin Edi Rama, PS iu ka dhënë shqiptarëve partinë më të re në garë për zgjedhjet e 11 majit. Në një takim me mësuesit në Lushnje, Rama ironizoi listat e opozitës ndërsa tha se parti me kushërinj, e babin në krye mund të bëjë cdo kush, por theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik, e ndaj nuk mund të luajë.
“Për të qenë i ri, nuk mjafton certifikata. Shqipëria sot ka nevojë shumë për energjinë e të rinjve, për këtë iu kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë, se parti me kushërinj, e babin në krye të listës, mund të bëjë cdo kush. Cështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik Shqipëria nuk mund të luajë, na është hapur një dritare e jashtëzakonshme, për herë të parë nga 92 zgjedhjet janë më shumë se kush parti do fitojë, kush do jetë në parlament.
Për herë të parë që nga 91-92 kur shqiptarët vendosën të ndahen nga një sistem tjetër, këto zgjedhje kanë peshë gjeopolitike ku shqiptarët duhet të vendosin tani ta cojnë në fund procesin e negociatave pa u përlyer me magjistarë. Na duhet BE për të garantuar lirinë individuale. Është po ai mentalitet, ndryshe nuk do përsërisnin të njëjtën gjë. Barabazia para ligjit është e kërcënuar, ka dy palë në raport me reform në drejtësi e SPAK.
Në SPAK e shohim si mjetin që I ka munguar vendit nga 1992. Nëse futemi në BE nuk diskutohet barazia para ligjit. Si mund të thotë një forcë politike, na jepni votën të clirojmë tik tok, sim und të thërrasë fëmijët në protestë. Janë shenja për të kuptuar që nuk është lojë. Duhet të kuptoni se PS ju duhet sim jet për futjen në BE. Futja në BE ndryshon gjithcka.”- u shpreh Rama.
#Shqipëria #në #moment #historik
Java News