Si ka qenë eksperienca e tyre në film?! Nga Ndriçim Xhepa te Luiz Ejlli, yjet e “Në kuadër të dashurisë” tregojnë ndjesitë e përjetuara
Në një intervistë ekskluzive, yjet e “Në kuadër të dashurisë“, kanë zbuluar disa të pathëna rreth rolit të tyre në filmin që bën bujën e momentit, por jo vetëm. Ndërkohë ata kanë shprehur dhe të gjitha ndjesitë e tyre se si ka qenë kjo eksperiencë për ta…
Aktori i madh shqiptar Ndriçim Xhepa vlerësoi bashkëpunimin me Top Channel, duke shprehur dëshirën për të tjera projekte të përbashkëta në vazhdimësi.
“Top Channel hyri në një film të gjatë kinemaje siç është komedia që pritet ta ketë premierën së shpejti. Do të doja që të kishte përsëri një vazhdimësi të filmit artistik direkt të ekranit të madh të kinemasë, por edhe të stacionit vetë të serialeve. Do t’ia uroja këtë me gjithë zemër Top Channelit. Dhe që do të kisha dëshirë prapë të kisha një personazh, një karakter të ri me Top Channel”- tha Xhepa.
Ndërkohë, këngëtari dhe njëherazi fenomeni i BBV2, Luiz Ejlli, i cili ndërmori një hap të guximshëm duke provuar veten për herë të parë në aktrim, u shpreh i emocionuar të punonte me ikona të kinematografisë shqiptare si Ndriçim Xhepa. Sipas Luizit, Xhepa ka qenë pika e fortë dhe referuese e tij në këtë projekt.
“Eksperiencën time e parë mund ta them vetëm me dy fjalë; momenti kur jam veshur për herë të parë për skenën e parë, dhe jam ulur në tavolinë dhe kasha skenarin para, kasha emocione. Por më besoni, kur kam parë që ka hyrë i madhi Ndriçim Xhepa dhe më është ulur përballë, dhe skenën e parë, dialogun e parë e kam pasur pikërisht me Ndriçimin, ishte emocion i jashtëzakonshëm. E kam thënë që është ikona e kinematografisë shqiptare dhe të ulem unë përballë dhe të interpretoj me të, është diçka e jashtëzakonshme. Ndriçimi ka qenë pika ime më e fortë dhe referuese dhe për këtë jam mirënjohës gjithë jetën”- tha Luizi.
Roerd Toçe e konsideroi një eksperiencë të këndshme pjesëmarrjen në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Duke vlerësuar kastin e aktorëve, Toçe tha se është fantastike të jesh pjesë e një projekti të përbashkët me këto personazhe.
“Eksperienca ime në film ishte e mirë, shumë e mirë, shumë e këndshme. Unë e kam thënë edhe në një intervistë më përpara që është luks për mua të punosh me disa nga aktorët më të mirë në Shqiptari, me një kast të përzgjedhur njerëzish që është fantastike të të dali emir krah tyre. Me Luan Jahën, Ndriçim Xhepën, Besmir Bitrakun e shumë e shumë personazhe të tjerë të njohur të Shqipërisë apo të kombësisë sonë”- tha Toçe.
Ndërkohë, Sara Hoxha, e cila eksperimenton gjithashtu për herë të parë në fushën e aktrimit, tha se e ka pasur ëndërr që fëmijë dhe është e pabesueshme ta realizonte atë në Shqipëri, pas disa përpjekjesh për të studiuar për aktrim jashtë vendit.
“Unë kur kam qenë e vogël e kam pasur ëndërr të bëhem aktore. Nuk e kisha menduar kurrë që unë të bëhesha aktore ndonjëherë në Shqipëri. Gjithmonë ëndërroja Hollyëood-in. Kam kërkuar shpesh herë shkolla aktrimi në Los Angelos. Nuk u realizua kurrë si gjë. Me pak fjalë më është plotësuar një ëndërr”- tha Hoxha.
#qenë #eksperienca #tyre #në #film #Nga #Ndriçim #Xhepa #Luiz #Ejlli #yjet #Në #kuadër #të #dashurisë #tregojnë #ndjesitë #përjetuara