Aktualitet

Zbulohet shkaku i aksidentit në Greqi ku humbi jetën një shqiptar, arrestohet drejtuesja 22-vjeçare –

Arrestohet në Greqi, drejtuesja e mjetit që dyshohet se drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin rrugor, në orët e para të mëngjesit të së dielës, me pasojë vdekjen nje 47-vjeçari nga Tirana dhe plagosjen e 2 pasagjerëve.

Sic njoftojnë mediat greke, drejtuesja e mjetit tjetër, një 22-vjeçare është arrestuar pasi ka ka kaluar në semafor të kuq.

Nga analiza e parë e alkomatorit rezultoi se 22-vjeçarja kishte pirë alkool mbi kufirin ligjor për drejtim mjeti dhe në shkallën e kundërvajtjes, pra afërsisht 0.70, ndërsa priten edhe rezultatet e analizave toksikologjike nga mostra e gjakut, siç është praktikë standarde në këto raste për një matje më të saktë.

Aksidenti ndodhi në Thivon Avenue kur një taksi është përplasur me një makinë, me pasojë vdekjen e taksistit, shqiptar nga Tirana, Gentjan Kamberi dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit të mjetit tjetër dhe dy pasagjerëve të tjerë, një djalë 24-vjeçar dhe një vajzë 24-vjeçare.

Makina që drejtonte 22 vjeçarja greke, e identifikuar Ekaterina Caci, ishte duke ecur me shpejtësi të madhe.

Në të ndodheshin edhe një shoqja e saj dhe shoku i saj, të gjithë të lindur në vitin 2001.

Efektivët e Policisë Rrugore thonë se drejtuesja e re mund të ketë shkelur edhe semaforin e kuq në kryqëzim, për pasojë ka rënë me dhunë në anë të taksisë, drejtuesi i së cilës, ka lëvizur në mënyrë të ligjshme.

#Zbulohet #shkaku #aksidentit #në #Greqi #humbi #jetën #një #shqiptar #arrestohet #drejtuesja #22vjeçare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button