Aktualitet

U konfliktua dhe plagosi me armë gjahu në këmbë një 53-vjeçar, pranga të riut në Elbasan –

Policia ka vendosur në pranga një-32 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, pasi ka plagosur me armë gjahu një 53-vjeçar.

I arrestuari Ilir Dedja raportohet se qëlloi 53-vjeçarin me iniciale B. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen Haxhias të Elbasanit. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesën e autorit të dyshuar u gjet arma e gjahut që u përdor për plagosjen, si edhe një automatik me silenciator dhe municion luftarak.

Automatiku me silenciator u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse kjo armë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Ndërkohë është proceduar penalisht dhe një 35-vjeçar me iniciale A. M., pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

#konfliktua #dhe #plagosi #armë #gjahu #në #këmbë #një #53vjeçar #pranga #të #riut #në #Elbasan
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button