Aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza, pasagjerja që ishte me to po trajtohet në Spitalin e Gjilanit

Dy vajza kanë humbur jetën dje në një aksident trafiku në në aksin rrugor Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut dhe një tjetër mori lëndime.
Policia sot ka njoftuar se pasagjerja që ishte me to në veturë është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Hodanc, Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull kosovar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
#Aksidenti #rëndë #në #Ranillug #humbën #jetën #vajza #pasagjerja #që #ishte #trajtohet #në #Spitalin #Gjilanit
gazetablic.com