Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, arrestohet 63-vjeçari në Fier –

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 63-vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në rrugë, një shtetase 14-vjeçe.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. P., 63 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në rrugë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14-vjeçe”, njofton Policia.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të ish-bashkëjetueses së tij, me mbishkrime fyese.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 40 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të ish-bashkëjetueses së tij, me mbishkrime fyese”.
Ndërkohë ka nisur procedimi penal për një 35-vjeçar i cili ka përplasur një të moshuar.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. P., 35 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Libofshë-Fier”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 80 vjeç, banues në Petovë. Nga përplasja është dëmtuar 80-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
#Ngacmoi #seksualisht #14vjeçaren #arrestohet #63vjeçari #në #Fier
Java News