EMRAT / Shpërndanin lëndë narkotike në Durrës, përfundojnë në pranga dy persona –

Dy persona Daljon Barci 23 vjeç dhe Haxhi Qyra, 25 vjeç kanë përfunduar në pranga. Këta persona u kapën në kuadër të operacioni “Poin Blank” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë gjatë operacionit janë sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, që iu gjetën dy shtetasve gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë.
“Gjatë operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 23 vjeç, dhe H. Q., 25 vjeç, të dy banues në Hamallaj, Durrës.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuara kokainë. Gjatë kontrollit të banesave, shtetasit D. B, ju gjetën dhe ju sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje”,-thuhet në njoftimin e policisë.
#EMRAT #Shpërndanin #lëndë #narkotike #në #Durrës #përfundojnë #në #pranga #persona
Java News