Aktualitet

Arifi: Në LDK është krijuar iluzioni se koalicioni me PDK-në dhe AAK-në e dëmton dhe i humb vota!

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi, tha se tek Lidhja Demokratike e Kosovës është krijuar një iluzion se koalicioni me PDK-në apo AAK-në e dëmton dhe humbin vota.

Arifi tha se PDK-ja ka qenë rivali i tyre për një kohë të gjatë por nëse e duan mentalitetin e fituesit, rivali i tyre sot është VV-ja.

“Nëse analizon rezultatet e LDK-së në 25 vitet e fundit, mund të arrish në përfundimin se LDK-ja kurrë nuk ka humbur vota për shkak të koalicioneve me këto parti. LDK-ja ka humbur vota masivisht dy herë: në vitin 2007, kur iu nda LDD-ja, dhe në vitin 2021, kur kandidatja e saj për kryeministre – e cila pas investimit masiv të LDK në të dy vite më parë, pra në 2019-ën, me gjithë çka kishte, braktisi LDK-në.Me një fjalë, as PDK-ja dhe as AAK-ja nuk e kanë dëmtuar LDK-në” shkruan Arifi raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se LDK-ja është dëmtuar nga vetvetja: në vitin 2007, kur pësoi ndarjen me LDD-në, dhe në vitin 2019, kur kishte investuar në Vjosën, e cila u “peshkua” lehtë nga VV-ja.

Reagimi i plotë:

Tek LDK dhe elektorati i saj ekziston një iluzion se koalicioni me PDK-në apo AAK-në e dëmton LDK-në dhe i humb vota.

Në këtë iluzion, veçanërisht figurat e reja në LDK sot shihen duke u përpëlitur vazhdimisht në përpjekje për të thënë gjëra dhe për të krijuar situata në mënyrë që LDK-ja të mos asociohet me askënd, posaçërisht me PDK-në. Kjo është e kuptueshme, ndoshta, pasi që PDK-ja ka qenë rivali kryesor i LDK-së për një kohë të gjatë, por nëse e duan mentalitetin e fituesit, rivali i tyre sot është VV-ja, jo PDK-ja. PDK-në e kanë rival vetëm për vendin e dytë.

Krejt e panevojshme. Askush nuk e sheh dhe nuk e ka parë ndonjëherë LDK-në si PDK-në apo si AAK-në.

Nëse analizon rezultatet e LDK-së në 25 vitet e fundit, mund të arrish në përfundimin se LDK-ja kurrë nuk ka humbur vota për shkak të koalicioneve me këto parti.

LDK-ja ka humbur vota masivisht dy herë: në vitin 2007, kur iu nda LDD-ja, dhe në vitin 2021, kur kandidatja e saj për kryeministre – e cila pas investimit masiv të LDK në të dy vite më parë, pra në 2019-ën, me gjithë çka kishte, braktisi LDK-në.

Me një fjalë, as PDK-ja dhe as AAK-ja nuk e kanë dëmtuar LDK-në. LDK-ja është dëmtuar nga vetvetja: në vitin 2007, kur pësoi ndarjen me LDD-në, dhe në vitin 2019, kur kishte investuar në Vjosën, e cila u “peshkua” lehtë nga VV-ja. Kjo është e vërteta.



#Arifi #Në #LDK #është #krijuar #iluzioni #koalicioni #PDKnë #dhe #AAKnë #dëmton #dhe #humb #vota
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button