Aktualitet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u morën!

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar disa vendime.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se në mbledhje është aprovuar “Udhëzimi Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”.

“Sipas këtij ndryshim plotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se është ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”.

“Sipas këtij ndryshim plotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim



#Qeveria #Kosovës #mbajti #mbledhje #elektronike #këto #janë #vendimet #që #morën
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button