Aktualitet

Deklarata për të cilën jam penduar. Nuk i kam dëgjuar ndërkombëtarët –

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se beson se për kontributin e dhënë e meritonte të ishte në listën e sigurt, por nuk ka ndonjë hatërmbetje me Berishën.

“Kam që 16-vjeçe në parti. Nuk kam ardhur e imponuar, dhe këtë gjë e kam pasion. Besoj që përfshirja në politikë mund të sjelli ndonjë ndryshim. Berisha nuk më ka hyrë në hak sepse e kam diskutuar këtë çështje dhe më ka shpjeguar që për situatën aktuale këto janë hapësirat.

Kështu vendosi, dhe pa asnjë hatërmbetje. Por që e meritoja të isha në listën e mbyllur, e meritoja si për rezultatin e primareve ashtu dhe për kontributim tim në PD” – tha Tabaku në një intervistë.

Për herë të parë ajo tha se në 3 vitet e fundit ka një deklaratë për të cilën është penduar dhe të cilën nuk do ta bënte gjatë përplasjeve në PD.

“Unë të siguroj se në të gjitha rastet, kam bërë pafund gjëra për të cilat mund ti kisha menduar ndryshe, mund të isha rikthyer në një moment. Ka një deklaratë të cilën në mënyrë absolute nuk do ta kisha bërë kurrë. Por unë të siguroj, se në çdo rast, në çdo moment, kam menduar se ajo ka qenë më e mira.

E kam menduar gabim. Nuk kam dëshirë ti rikthehem, por është një deklaratë për të cilën unë them se, në të gjitha daljet e mia publike është deklarata për të cilën nuk jam absolutisht sot komode, por edhe atëherë nuk isha komode. Ka qenë diçka momentale” – tha ajo duke shtuar se nuk i ka dëgjuar ndonjëherë ndërkombëtarët edhe pse ka bashkëpunuar me ta.

“Nuk është se i kam dëgjuar dhe kanë ndikuar ndonjëherë ndërkombëtarët. Ata kanë punët e tyre, dhe jam e privilegjuar se kam hapësirë që të ngrejë çështjet opozitare. Ne na votojmë shqiptarët, na votojnë demokratët, na votojnë njerëzit që i bindim, janë apo jo demokratë.

Shqipëria sot nuk është ajo që ka qenë para shumë vitesh, vendi sot ndodhet në një nivel ku nuk ka nevojë për ndërmjetësim ndërkombëtarësh. Ka qenë periudhë dyshimi dhe rritje për të gjithë ne, edhe hapje sysh, askush nuk e mendonte se do të kalonte këtë që kaloi PD” – u shpreh Tabaku.

#Deklarata #për #të #cilën #jam #penduar #Nuk #kam #dëgjuar #ndërkombëtarët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button