Kësaj i thonë të lashë në burg sepse nuk je sjell mirë tani që je në burg! –

Artan Fuga ka komentuar lënien në burg të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas “provave” të reja.
“Unë nuk e di nëse ai është i fajshëm ose i pafajshëm, unë di se jam kundër, absolutisht kundër, të gjitha politikave urbane që ndiqen në këto dekada.
Por gjithsesi, është paradoks logjik, juridik, nonsens, as i drejtë as i gabuar, por alogjizëm, t’i thuash tjetrit:
Të futa në burg atëhere sepse nuk je sjell mirë tani që je në burg!
Prisja një arsyetim më të mirë!
Mund t’i japësh një dënim të dytë, por jo të justifikosh një masë penale të parë që u mor kur veprimet nga burgu nuk kishin ndodhur akoma!
Kjo do të ishte antiligjore!
Mund t’i thuash gjëra të tjera logjike, por jo këtë!
Pak logjikë se na u morr fryma o shokë kolegë”, shkruan ai.
#Kësaj #thonë #të #lashë #në #burg #sepse #nuk #sjell #mirë #tani #që #në #burg
Java News