Sport

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA-s në Prishtinë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që u zhvillua sot në Prishtinë të Kosovës.

Në këtë mbledhje u miratuan 22 plot projekte të rëndësishme për federatat anëtare të UEFA-s.

Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës për Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, që do të transformohet në një stadium të kategorisë së katërt me kapacitet prej 14 mijë vendesh.

Komiteti HatTrick është një nga organet më të rëndësishme vendimmarrëse të UEFA-s, që ofron mbështetje për federatat anëtare në realizimin e projekteve për zhvillimin e futbollit.

#Presidenti #FSHFsë #Armand #Duka #merr #pjesë #në #mbledhjen #Komitetit #HatTrick #të #UEFAs #në #Prishtinë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button