Shqipëria, vendi kandidat më i merituar drejt anëtarësimit –

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi të enjten në Kryesinë e Kuvendit një takim miqësor me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Spiropali e informoi Komisioneren Kos për progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe nënvizoi faktin se vendi ynë spikat mes vendeve kandidate për reformat e thella e të pakthyeshme demokratizuese dhe integruese.
“Anëtarësimin ne e vlerësojmë jo vetëm si një qëllim në vetvete, por si një mundësi për të kontribuar për një Evropë më të sigurt e më të fortë si edhe për vlerat që i shtojmë familjes evropiane. Objektivi ynë strategjik kombëtar Shqipëria në BE brenda 2030 dhe përfundimi i negociatave teknike brenda 2027, është tepër ambicioz, por i arritshëm dhe prioriteti numër një i Kuvendit, i cili do të vijojë të mbështesë karakterin gjithëpërfshirës, legjitimitetin demokratik dhe transparencën e procesit të integrimit evropian.”, tha Spiropali, sipas një njoftimi për shtyp të Kuvendit.
Sipas saj, hapja e Zyrës Rajonale të Parlamentit Evropian në Tiranë, është një vlerësim për Shqipërinë, si vendi kandidat më i shpejtë, më i vendosur dhe më i merituar drejt anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
#Shqipëria #vendi #kandidat #më #merituar #drejt #anëtarësimit
Java News