Aktualitet

Klasikja Tirana-Vllaznia mbyllet pa fitues, Teuta dhe Elbasani ndajnë pikët në “Niko Dovana” –

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të Abissnet Superiore. Klasikja e cila u zhvillua në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola.

Edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga skuadrat nuk ia doli të merrte 3 pikët. Megjithatë, Tirana gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Zharmouni dhe Ernest, por golat u anuluan për pozicion të parregullt.

Pas këtij barazimi, Vllaznia mbetet në vendin e 3 me 50 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të dytë. Në krahun tjetër, me 30 pikë të grumbulluara, bardheblutë mbeten në vendin e 8.

Në ndeshjen tjetër, Teuta dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim pa gola sfidën e vlefshme për javën e 29.

Një ndeshje që nuk pati shumë për të treguar. Dhe pse Teuta me Elbasanin patën rastet e tyre, gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në përfundim të kesaj jave, Elbasani mbetet në vendin e pestë dhe Teuta në vendin e parafundit.

#Klasikja #TiranaVllaznia #mbyllet #fitues #Teuta #dhe #Elbasani #ndajnë #pikët #në #Niko #Dovana
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button