Prishtina dhe Beogradi duhet të bëjnë kompromis për dialogun –

Kreu i NATO-s, Mark Rutte thotë se mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga BE. Nga Prishtina, ku zhvilloi një vizitë zyrtare dhe më pas mbajti një konferencë për shtyp me presidenten Vjosa Osmani, shefi i aleancës u shpreh se për të ecur përpara në dialog, nevojiten kompromise nga të dyja palët.
“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizimi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte.
Ai tha se vizita e sotme në Kosovë tregon përkushtimin e NATO-s për siguri afatgjatë në Kosovë.
“Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, u shpreh Rutte.
#Prishtina #dhe #Beogradi #duhet #të #bëjnë #kompromis #për #dialogun
Java News