Aktualitet

Është telefonuar nga Rama pasi hoqi dorë nga kandidimi për deputet? Flet Petro Koçi –

Deputeti socialist, Petro Koçi surprizoi jo pak sot kur njoftoi se kishte vendosur të tërhiqej nga kandidimi në 11 maj. Në një lidhje direkte me programin e drekës në News24, me Ola Brukon, Koçi tha se pavarësisht nga vendimi, ai do të kontribuojë në fushatën e socialistëve.

Ligjvënësi i PS tha se nuk kishte biseduar me kryeministrin, kur u pyet nëse nëse ishte telefonuar nga Rama pas bërjes publike të tërheqjes nga kandidimi, por pavarësisht kësaj insistoi se raportet e tij me kreun e qeverisë mbeten korrekte.

“Mjaft njerëz më kanë shprehur solidaritet. Nuk kam folur me Ramën, marrëdhëniet me të i kam të shkëlqyera”, tha ai.

Petro Koçi: Më kanë marrë mjaft njerëz, më kanë shprehur solidaritet. Nuk është e nevojshme të më marrë kryetari. Marrëdhëniet me kryetarin i kam të shkëlqyera, s’kam asnjë problematikë. Jam mirënjohës se pas 2008 u bë një përplasje jo e lehtë, mund të mos integrohesha më dhe mund të mos më jepeshin detyra të rëndësishme. Por nga 2009, 2011, ngjarjet e 21 janarit, fushatënm e 2013, zv/ministër i Mbrojtjes, më pas deputet. Nuk jam njeri që mendoj se PS më ka borxhe. Por ndoshta duhet të ishte gjetur një zgjidhje më e mirë sa i takon listave.

#Është #telefonuar #nga #Rama #pasi #hoqi #dorë #nga #kandidimi #për #deputet #Flet #Petro #Koçi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button