Aktualitet

Mbetet në burg Ervin Salianji, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin –

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji duke lënë në fuqi dënimin me burg ndaj tij. Vendimi u mor ndaj tij sot. Po ashtu gjykata nuk pranoi as kërkesën e gazetarit Jetmir Olldashi.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, njoftoi Gjykata e Lartë.

Gjykata shqyrtoi sot prej orës 10:00 rekursin e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Ai kërkoi rrëzimin e dënimit të tij me 1 vit heqje lirie nga Gjykata e Apelit të Tiranës në 27 Shtator 2024.

Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit u shpall fajtor për kallëzim të rremë, në lidhje me një denoncim për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

#Mbetet #në #burg #Ervin #Salianji #Gjykata #Lartë #nuk #pranon #rekursin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button