Video-analisti i ri, Bledion Fazliu përforcon Trepçën 89′, klubi mitrovicas e ka seriozisht për inkuadrim në Superligë

Puna e video-analistit luan rol të jashtëzakonshëm në futbollin modern.
Edhe klubet në Kosovë tash e një kohë kanë filluar të angazhojnë në klubet e tyre video-analist të avancuar, për t’i ndihmuar ekipit në përmirësimin e paraqitjeve në fushat e blerta, poashtu edhe në njohjen dhe analizën sa më të mirë të kundërshtarëve.
Klubi i fundit që është bërë me video-analist në vendin tonë është Trepça 89′, që po synon inkuadrimin në Superligë, andaj ky veprim, duket se ka ardhur në momentin e duhur.
Sport mëson se nga sezoni pranveror, KF Trepça 89′ ka angazhuar Bledion Fazliun si video-analist në klub dhe tashmë kjo po iu shërben pozitivisht.
Fazliu ka kryer shkollimin e nevojshëm dhe ka ndjekur disa trajnime në ekipin e FC Barcelonës, teksa kishte punuar edhe si ndihmës trajnerë në të kaluarën edhe tek Vllaniza e Pozheranit dhe Flamurtari.
/ Sport
#Videoanalisti #Bledion #Fazliu #përforcon #Trepçën #klubi #mitrovicas #seriozisht #për #inkuadrim #në #Superligë
gazetablic.com