Behrami i PDK-së reagon ndaj kushteve të Abdixhikut: Thua ti Kosova është ishull i izoluar

Artan Behrami, kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka reaguar me cinizëm qëndrimit të shprehur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, rreth formimit të qeverisë së re.
Abdixhiku tha të hënën se LDK-ja, pas zgjedhjeve s’do të shkojë në koalicion me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje dhe e përjashtoi edhe mundësinë e koalicionit me partitë e tjera opozitare nëse LDK-së nuk i ofrohet posti i kryeminstrit.
Këtë qëndrim të LDK-së, Behrami e ka quajtur “një kerr kushte” për të gjitha partitë politike në vend.
“Pas pesë orëve në takim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i qiti një kerr kushte për të gjitha partitë në Kosovë, thue ti Kosova është ishull i izoluar, i mbrojtur nga dallgët e botës së trazuar!”, tha Behrami.
“Tybe boll modestë janë këta të LDK-së”, vazhdoi kandidati për deputet. “Tha kryeministrin e dojmë ne! Presidenten e kanë. Kanë mujt me kërku edhe kryetarin e Kuvendit edhe 80% të kabinetit qeveritar!”.
Behrami, i ka fituar votat e mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, bazuar në rezultatet e KQZ-së, me votat e numëruara por të cilat nuk janë certifikuar ende.
#Behrami #PDKsë #reagon #ndaj #kushteve #të #Abdixhikut #Thua #Kosova #është #ishull #izoluar
gazetablic.com