Aktualitet

Vizita e Ruttes dëshmi e angazhimi të NATO-së për sigurinë në Kosovë, thonë nga Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka komentuar vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së Mark Rutte në Kosovë.

Në një përgjigje  nga kjo ministri kanë thënë vizita e Ruttes thekson angazhimin e aleancës më fuqishme ushtarake në botë për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

“Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte pritet të realizohet këtë të martë (11.03.2025), ndërsa thekson angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet nga Ministra e Mbrojtjes për televizionin.

Rutte gjatë vizitës në Kosovës do të takohet me presidenten Vjosa Osmani me të cilën do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti./teve1/



#Vizita #Ruttes #dëshmi #angazhimi #të #NATOsë #për #sigurinë #në #Kosovë #thonë #nga #Ministria #Mbrojtjes
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button