Aktualitet

Në 15 maj darkë me liderët e BE-së në Tiranë… –

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, njoftoi se më 15 maj, në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO-s, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës.

Gjithashtu, ai tha se Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Tiranë, si një “zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim”, shkruan A2.

“Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme”, shtoi kryeministri Edi Rama.

#Në #maj #darkë #liderët #BEsë #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button