Trajkoviq: Radoiçiqi është kërcënim për serbët e përgjegjshëm

Një karrige të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ia mori Nenad Rashiq.
Por, deri tek ky rezultat ministri për Komunitete dhe Kthim, thotë se është ballafaquar më kërcënime nga ish nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve në vend, Millan Radojiqiç.
Duke i komentuar këto zhvillime, Rada Trajkoviq, thotë se Milan Radoiçiq po e vazhdon agresivitetin ndaj serbëve ne Kosovë.
Sipas saj, Radoiçiq paraqet rrezik për serbët.
“Fatkeqësisht, Radoiçiq duket se është një person i mbrojtur i dyshuar për organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, ai pranoi përgjegjësinë për Banjskën dhe jeton dhe bën biznes lirisht në Serbi. Ai madje ka guximin të vazhdojë agresivitetin e tij ndaj serbëve që mendojnë ndryshe, përfshirë Rashiqin, i cili ka të drejtë të promovojë programin e tij dhe i cili nuk kërcënon askënd. Radoiçiq është kërcënim për të gjithë qytetarët e përgjegjshëm”, thotë për Tëvë1 politikania serbe.
#Trajkoviq #Radoiçiqi #është #kërcënim #për #serbët #përgjegjshëm
gazetablic.com