Sport

Është një precedent i vërtetë dhe nuk ka ndodhur më parë, UEFA merr vendimin në favor të Barcelonës

AS raporton se lojtarët e Barcelonës janë ende në shok pasi mjeku i ekipit u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në ditën e ndeshjes kundër Osasuna. Ndeshja kundër skuadrës së La Liga më pas u shty dhe tani vëmendja është te Champions League. Barcelona do të presë Benfikën nesër në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Champions League, ndërsa ndeshja e parë përfundoi në shifrat 0-1 në favor të spanjollëve.

Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas i ka dërguar një kërkesë UEFA-s duke kërkuar që asnjë lojtar të mos jetë i pranishëm me Hansi Flick në konferencën që i paraprin ndeshjes kundër Benfica-s. Duke qenë se rregullat thonë qartë se lojtari duhet të flasë në konferencë para ndeshjes, por edhe pas ndeshjes, kjo lëvizje është një precedent i vërtetë.

Gazetarët e gazetës portugeze Record zbulojnë se UEFA e ka pranuar kërkesën e Barcelonës, kështu që asnjëri nga lojtarët nuk do të flasë në konferencën për shtyp të planifikuar për sot. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#Është #një #precedent #vërtetë #dhe #nuk #ndodhur #më #parë #UEFA #merr #vendimin #në #favor #të #Barcelonës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button