Sport

Kategoria e Parë, renditja/ Flamurtari fiton në fund dhe përfiton nga gabimi i Vorës, Shkurtaj si Van Persie, nuk ndalet as Besa e Kavajës

Kategoria e Parë është bërë shumë tërheqëse në këtë sezon, teksa për t’u rikthyer në Superiore me biletën direkte po garojnë 3 ekipe. Dy prej tyre janë më të avantazhuara, por Vora dhe Flamurtari e kanë hedhur një këmbë në elitë.

Besa e Kavajës nuk po e ndal hapin gjithashtu, pas shumë gabimeve të bëra më parë, kjo skuadër është ende larg dy vendeve të para dhe duhet të rrezikojë në Play Off. Besa fitoi në shifrat 3-0 ndaj Lushnjes në ditën e sotme, ndërsa surpriza ishte barazimi i Vorës me Apoloninë, 1-1. Është e rrallë të shohësh një hap të gabuar të Vorës dhe kjo ndodhi me Apoloninë pas një super goli të Trifoni në minutën e 88. Spektakël është dhuruar edhe në takimin mes Flamurtarit dhe Kastriotit, të mbyllur 2-1.

Hoxha realizoi golin e parë për Kastriotin, ndërsa Shkurtaj në stilin Van Persie barazoi në të 69. Kur pritej fundi i ndeshjes, Pjeshka lëshoi predhën brenda zonës duke gjetur tre pikët. Pas kësaj fitore, Flamurtari përfiton nga gabimi i Vorës dhe i afrohet me 2 pikë, ndërsa Besa e Kavajës ka shkurtuar diferencat vetëm me Vorën, gjë që nuk i duhej, por i interesonte vetëm barazimi i Flamurtarit. Kjo nuk ndodhi dhe diferenca mes Besës dhe Flamurtarit mbetet ende 7 pikë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Kategoria #Parë #renditja #Flamurtari #fiton #në #fund #dhe #përfiton #nga #gabimi #Vorës #Shkurtaj #Van #Persie #nuk #ndalet #Besa #Kavajës
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button