Aktualitet

Kush ishte Andis Harasani, ish-drejtori i Fatos Nanos që u zgjodh dy herë deputet –

Ish-deputeti i PS, Andis Harasani, u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare. Ish deputeti vuante nga kanceri, betejë të cilën nuk e mundi dot.

Kush ishte Andis Harasani

Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të 2009-ës. Nga shtatori 2002 deri në korrik 2005, ai mbajti postin e drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Ai arriti që të mposhte kandidatin demokrat Shaban Memija në njësinë nr.4 dhe ishte nga të paktët socialistë që fitoi në kryeqytet, ku mori edhe mandatin e parë të deputetit. Pas ndryshimit të lidershipit socialist pas humbjes së zgjedhjeve, ai ishte sërish një nga kandidatët e Edi Ramës në Tiranë.

Në vitin 2009, Harasani fitoi mandatin e dytë parlamentar, por që nuk do ta përfundonte atë. Në vitin 2012, vetëm një vit para zgjedhjeve të përgjithshme që do të shënonin edhe rikthimin e socialistëve në pushtet, ai vendosi ta lërë mandatin duke theksuar arsyet personale.

Pas largimit nga jeta politike, ai u zhvendos me familjen në SHBA. Megjithëse larg jetës publike, ai ishte prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i PS.

#Kush #ishte #Andis #Harasani #ishdrejtori #Fatos #Nanos #që #zgjodh #herë #deputet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button