Sport

VIDEO/ Daku tund rrjetën dy herë, por e lënë nervat me arbitrin për kartonin e kuq të çuditshëm

Mirlind Daku ishte protagonisti kryesor e përballjes së sotme mes Rubin Kazanit dhe Spartakut të Moskës. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën dy herë në fitoren 2-1 të skuadrës së tij. Në minutën e 7 Daku e dërgoi topin me kokë në rrjetën e Spartakut, ndërsa në të 28-n festoi për herë të dytë me një goditje nga brenda zonës.

Por ndeshja mori një rrjedhë tjetër për të në minutën e 75. Duartja, në përpjekje për t’i marrë topin nga duart, rrëzoi përtokë sulmuesin shqiptar. Pas ankesës së Milrlind Dakut, arbitri i ka treguar kartonin të dy lojtarëve duke i nxjerrë të dy nga loja. Një vendin që sjellë nervozizëm te futbollisti i Rubin Kazanit.

Daku nuk i ka përbajtur dot nervat, duke shpërthyer në ofendime drejt gjyqtarit të takimit. Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadës për ta qetësuar dhe për ta nxjerrë jashtë vijave kufizuese. Ndërkohë lojtari i Kombëtares shqiptare ka përplasur përtokë edhe trekëmbëshin e një kamereje që ndodhej aty pranë./Sport Ekspres/

 

#VIDEO #Daku #tund #rrjetën #herë #por #lënë #nervat #arbitrin #për #kartonin #kuq #të #çuditshëm
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button