Sport
Berat Gjimshiti fiton penallti kundër Juventusit, Atalanta kalon në epërsi

Pjesa e parë e takimit mes Juventusit dhe Atalantës ka përfunduar me epërsinë minimale 0-1 të bergamaskëve. Goli u shënua në minutën e 29 dhe mban autorësinë e Reteguit. Ky i fundit u tregua i saktë në gjuajten e penalltisë dhe kaloi zikaltrit në avantazh.
Protagonist në episodin e penalltisë është edhe Berat Gjimshiti. Topi i goditur me kokë nga mbrojtësi shqiptar përfundoi në dorën e hapur të Mekenit, çka bëri që arbitri më vonë të sinjalizonte për një 11 metërsh në favor të Atalantës./Sport Ekspres/
#Berat #Gjimshiti #fiton #penallti #kundër #Juventusit #Atalanta #kalon #në #epërsi
SportExpress