Aktualitet

Bizneset duhet të ndryshojnë trajtimin ndaj punonjësve –

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme.

Referuar të dhënave të Departamentit të Shtetit, në nëntë vite, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikanë kanë emigruar 37 mijë shqiptarë.

“Vështirësitë po i ndjejnë sipërmarrje, kompani dhe biznese të ndryshme që po vuajnë për punonjës nga më të thjeshtë deri më të kualifikuarit duke pasur vështirësi reale për t’i gjetur dhe duke ju drejtuar tregut ndërkombëtar për të afruar punonjës të huaj. Vështirësi po ndjen skema e pensioneve nga ulja e kontribuuesve në këtë skemë dhe vështirësi ka dhe shteti që po arkëton më pak taksa dhe tatime në buxhet duke bërë që një pjesë të investimeve t’i ketë në pikëpyetje”, tha Erion Muça, ekspert për punësimin.

Por si frenohet kjo valë apo pandemi e emigracionit që ka përfshirë vendin tonë?

“Emigracioni frenohet përmes modernizimit dhe standardizimit dhe trajtimit të punonjësve që duhet të bëjnë kompanitë dhe bizneset duke ndryshuar mentalitetin dhe qasjen e trajtimit të tyre. Emigrimi frenohet përmes respektimit të meritokracisë dhe konkurrencës së ndershme në çdo hapësirë apo sektor të shtetit dhe profesionistit t’i jepet ajo që i takon dhe çdokush të marrë në mënyrë të drejtë shpërblimin e djersës që hedh në funksion të punës që bën”, tha ai.

#Bizneset #duhet #të #ndryshojnë #trajtimin #ndaj #punonjësve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button