Aktualitet

Sulmohet me mjete të forta një person në Ferizaj – policia në kërkim të katër të dyshuarve

Katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Ferizaj rreth orës 10:30.

Të dyshuarit kanë përdorur mjete të forta për të sulmuar viktimën, i cili ka pësuar lëndime trupore të rënda.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, të dyshuarit janë shpallur në kërkim, dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka marrë masat e nevojshme për hetimin e mëtejshëm.



#Sulmohet #mjete #të #forta #një #person #në #Ferizaj #policia #në #kërkim #të #katër #të #dyshuarve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button