Shqipëria nuk përfiton më nga Fondi Global/ Përdoruesit e drogës dhe punonjëset e seksit në mëshirë të fatit –

Grupet e riskut që janë përdorues droge apo punonjësit e seksit si dhe grupe të tjera të margjinalizuara kanë mbetur në mëshirë të fatit.
Deri në fund të vitit 2024 ata përfitonin disa shërbime dhe mjete mbrojtëse falas si kondome apo shiringa një përdorimshe, metadon e të tjera të mbuluara këto nga Fondi Global ku Shqipëria ishte përfituese.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto shërbime do të mbulohen me buxhetin e shtetit.
Është ngritur një grup pune i cili po harton një dokument ku është i përcaktuar se kush do t’i ofrojë këto shërbime. Për punonjëset e seksit po diskutohet të ofrohet testim falas për HIV AIDS nëpër qendra shëndetësore por kjo pritet të mos funksionojë pasi ato nuk i aksesojnë për shkak se nuk duan të ekspozohen.
Të njëjta burime thonë se ky dokument mund të jetë gati në muajin prill por deri atëherë, pra për tre muaj këto grupe nuk kanë marrë shërbim.
#Shqipëria #nuk #përfiton #më #nga #Fondi #Global #Përdoruesit #drogës #dhe #punonjëset #seksit #në #mëshirë #të #fatit
Java News