Aktualitet

Trump për sulmin masiv të Putinit në Ukrainë thotë se “ai po bën atë që do të bënte kushdo tjetër”

Donald Trump ka thënë se Vladimir Putin “po bënte atë që do të bënte kushdo” pasi Rusia nisi një sulm masiv me raketa dhe drone në Ukrainë, disa ditë pasi SHBA ndërpreu ndihmën jetike në shkëmbimin e inteligjencës dhe atë ushtarake për Kievin.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të premten, Trump tha se e ka “më të lehtë” të punojë me Rusinë sesa Ukrainën dhe se Putini “dëshiron t’i japë fund luftës”.

“Po e kam më të vështirë, sinqerisht, të merrem me Ukrainën. Dhe ata nuk i kanë kartat”, tha Trump. “Për sa i përket arritjes së një zgjidhjeje përfundimtare, mund të jetë më e lehtë të merresh me Rusinë”.

I pyetur nëse lideri rus po përfitonte nga pauza në ndarjen e inteligjencës amerikane dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, Trump u përgjigj: “Unë në fakt mendoj se ai po bën atë që do të bënte kushdo tjetër”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas planifikojnë të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, ndërsa Volodymyr Zelenskyy dhe këshilltarët e tij kërkojnë të ringjallin marrëdhëniet me SHBA-në pas një samiti të dështuar në Zyrën Ovale, gjatë të cilit Trump i tha Zelenskyy-t se “po luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Rusia nisi një sulm masiv me dron dhe raketa ndaj objekteve energjetike të Ukrainës të premten në vazhdën e vendimit të SHBA-së për ndalimin e shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën që e kishte ndihmuar atë të targetonte raketat që hynin.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha: “Ne po shkojmë shumë mirë me Rusinë. Por tani për tani ata po bombardojnë tmerrësisht Ukrainën”.

Ai shtoi: “Unë mendoj se ai [Putin] dëshiron ta ndalojë dhe të zgjidhë dhe mendoj se ai po i godet më fort se sa i ka goditur dhe mendoj se ndoshta çdokush në atë pozicion do ta bënte këtë tani”.



#Trump #për #sulmin #masiv #të #Putinit #në #Ukrainë #thotë #bën #atë #që #të #bënte #kushdo #tjetër
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button