Real Madrid nuk do të pranojë një kalim të mundshëm të Lunin tek Barcelona

Barcelona po mendon që tani për merkaton e veres.
Klubi katalanas nuk ka besim tek qëndrueshmëria e Marc Andre Ter Stegen, kjo nga dëmtimet, por edhe nga mosha pasi gjermani mbush 33 vjeç në prill.
Drejtuesit e Barcelonës kanë hedhur “grepat” te portieri i Real Madrid, Andriy Lunin. Ky i fundit nuk luan titullar pasi rival ka një gardian cilësor si Thibaut Courtois. Në këto kushte, portieri ukrainas po mendon seriozisht largimin.
Por sipas “Fichajes”, klubi madrilen e ka refuzuar një kalim të tillë. Reali nuk do ta ndalojë Lunin që të largohet, por nuk pranon që të përforcojë rivalët e Barcelonës me një portier të tillë.
Teksa, për ukrainasin interes të madh ka nga klubet e Premier League, aty ku Chelsea, Arsenal dhe Manchester United janë gati të shpenzojnë miliona për të.
#Real #Madrid #nuk #të #pranojë #një #kalim #të #mundshëm #të #Lunin #tek #Barcelona
gazetablic.com