Aktualitet

Miftaraj: Kryeministri po tallet me drejtësinë, duhet të jetë shembull e jo të krijojë precedentë të këqij

Perceptimi i publikut për sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial në Kosovë është në nivelin më të ulët ndër vite, thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. 

Ai konsideron se vendi ka nevojë për liderë politikë që me veprimet e tyre të përçojnë mesazhin e respektimit të drejtësisë, e jo ta dëmtojnë atë, si në rastin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili po refuzon që të jap dëshmi e tij në Prokurorin Speciale.

Ai thekson se nëse organet e drejtësisë do ta zbatonin ligjin dhe Kushtetutën në mënyrë të drejtë, nuk do të krijoheshin situata ku kryeministri “bën hajgare” me drejtësinë.

“Ne e dimë që perceptimi i publikut në sistemin gjyqësor dhe sistemin prokurorial në Kosovë mund të themi është në nivelet më të ulëta me vitet të tëra. Kosova ka pasur dhe ka nevoje për lider politik që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, veprimeve të tyre e përçojnë mesazhin se sistemi i drejtësisë kërkon përkrahje dhe kërkon të respektohet pavarësia e tij. Me këto sjellje kryeministri besoj që është duke i ulur këto vlera, është duke i ulur këto standarde, tash fatkeqësisht e kemi një sistem prokurorial, e kemi një sistem gjyqësor që të vetmen mënyrë për ta mbrojtur pavarësinë e tyre nga akterët e jashtëm përfshirë nga qeveria po e bëjnë përmes komunikatave, deklaratave publike. Në anën tjetër ne presim dhe pritjet legjitime janë që prokurori, gjykatësi, gjykatat, prokuroritë të trajtojnë secilin individ, këtu edhe pozitat e larta në mënyrë të drejte në mënyrë të barabartë para ligjit sikur gjithë qytetarët e tjerë.”

“Kështu që nëse sistemi prokurorial, sistemi gjyqësor do të zbatonin ligjin, kushtetutën në mënyrë të drejte ynë dyshoj që do të vinim në situatë të tilla ku edhe kryeministri në një farë mënyre luan ose bënë hajgare me sistemin e drejtësisë. Secili qytetar i Kosovës nga kryeministri nga pozitat e larta do të duhej të merrte vetëm shembuj të mirë, shembuj që promovojnë demokracinë, sundimin e ligjit, e assesi shembuj të cilët në një far mënyre e shkelin kushtetutën, shkelin ligjin apo ndërtojnë precedent të këqij që minojnë edhe vetë shtetësinë e Kosovës apo atë çka kemi arritur me vitet të tëra”, ka thënë ai.

Sa i përket hapave që mund të ndërmarrin organet e drejtësisë pas refuzimit të Kurtit për të dhënë dëshminë, Miftaraj ka sqaruar se tani mbetet në dorën e prokurorisë dhe gjyqtarit të rastit të vendosin mbi veprimet e mëtejshme.

“Tani varet se si do të veprojnë prokurorët, gjykatësi. Tash në rastin konkret gjyqtari i rastit do të duhej të dërgonte edhe një shkresë tjetër, e në këtë shkresë do të duhej të urdhëronte policinë që këtë rast dëshmitarin Albin Kurti ta dërgoj para prokurorit për të dhënë dëshminë në një datë të caktuar në një kohë të caktuar. Për këtë kërkohet vullnet, guxim profesional nga ana e gjyqtarit, nga ana e prokurorit, ta zbatojnë do të thotë këtë obligim që përcakton kodi. Nëse pas kësaj nuk respektohet atëherë gjyqtari mund të shqiptoj gjobë për çdo herë që Kurti refuzon të shkoj me 250 euro, e deri në masën prej 30 ditë burgim nëse i njëjtë do të thotë shkon para prokurorit dhe nuk e jep dëshminë e tij”, tha ai.

Miftaraj thekson se secili qytetar, pavarësisht pozitës së tij, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të ligjshme të organeve të drejtësisë dhe se dëshmia duhet të jepet në zyrat e prokurorisë. Përjashtime bëhen vetëm në raste të jashtëzakonshme, si kur një dëshmitar është i sëmurë apo i palëvizshëm.

“Duhet cekur që në parim secili qytetar pavarësisht pozitës së tij i përgjigjet kërkesave legjitimie të ligjshme të prokurorit të gjyqtarit. Intervistimi duhet të bëhet do të thotë në zyrat e Prokurorisë në këtë rast, vetëm në raste të jashtëzakonshme do të thotë, si përjashtim mundësohet që të merren dëshmitë jashtë zyrave të prokurorisë dhe atë nëse dëshmitari, i pandehuri është i sëmurë, është në spital apo është i pa lëvizshme apo në një farë mënyre e bënë të pa mundur apo e vështirëson jashtëzakonisht mundësin që i njëjti të shkoj në prokurori. Në këto raste përjashtimisht do të thotë kemi parë edhe raste kur gjyqtari nëse kemi një person i cili është në spital ose vende të tjera që nuk mund të lëviz ose rrethanat e bëjnë kur shkon ta marr intervistën në atë vend. Përndryshe parimi është që intervista behet në zyrën e prokurorisë, assesi jashtë saj”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Kurti, të martën refuzoi përsëri të paraqitet para Prokurorisë Speciale, e cila e kishte thirrur si dëshmitar në një rast të pretenduar korrupsioni lidhur me rezervat shtetërore.

Kurti, i cili ishte thirrur për herë të parë në dhjetor dhe kishte refuzuar, ka thënë se mund të merret dëshmia e tij në zyrën e tij.

Kryeministri ka thënë se e konsideron kërkesën e prokurorit si të motivuar politikisht.

“Po përdoret dhe abuzohet liria e tij për të luftuar qeverinë, jo krimin dhe korrupsionin. Kam qenë gjithmonë i gatshëm të dëshmoj,” u shpreh Kurti për gazetarët.



#Miftaraj #Kryeministri #tallet #drejtësinë #duhet #të #jetë #shembull #të #krijojë #precedentë #të #këqij
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button