Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, ja sa vite burg ka kërkuar SPAK për Alqi Bllakon –

SPAK kërkon dënimin me 3 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar për inceneratorin e Tiranës, ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Përballe gjykatës, Bllako pretendoi se është i pafajshëm. “Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm. Unë në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit nuk kam patur asnjë rol për dhënien e koncesionit të inceneratorit” tha ai.

Prokuroria pretendoi se Bllako është i përfshirë në dy raste korruptive duke përfituar rreth 120 mijë euro për të favorizuar biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.Ndërsa rasti tjetër korruptiv lidhet me punësimin e një personi si këshilltar i jashtëm i ministrit të mjedisit Lefter Koka, që është paguar në total me 75 milionë lekë nga Mërtiri e Zoto dhe në këmbim i ka ndihmuar për plotësimin e dokumentacionit për ndërtimin e inceneratorit.

#Inceneratori #Tiranës #vite #burg #kërkuar #SPAK #për #Alqi #Bllakon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button