Aktualitet

U hetua për ‘shpërdorim detyre’, GJKKO pushon çështjen për Pjerin Ndreun –

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, bën të ditur gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.

Kujtojmë se ka qenë vetë Ndreu që e ka bërë të ditur këtë fakt, pas daljes nga ambientet e SPAK këtë të mërkurë.

Ndreu në atë kohë sqaroi se ky hetim ka nisur pas një kallëzimi nga Partia Demokratike për ndërtimin e një trotuari në shërbim të qytetarëve. Kryebashkiaku shprehu gatishmëri për vijimësinë e këtij hetimi.

#hetua #për #shpërdorim #detyre #GJKKO #pushon #çështjen #për #Pjerin #Ndreun
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button