Xhevahire Izmaku falënderon mbështetësit: Dua t’ju siguroj se do të punoj fort dhe pa u lodhur

Xhevahire Izmaku nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka arritur që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Izmaku ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
”Me 10,746 votat tuaja, unë do të jem deputetja juaj. Më një emocion të thellë dhe një mirënjohje të pafund, dua t’ju njoftoj se kam fituar mandatin dhe do të jem deputetja juaj në parlamentin e ri. Ky është një moment i jashtëzakonshëm për mua, një rikthim i fuqishëm dhe e di që ky sukses është një rezultat i përkushtimit dhe mbështetjes suaj të vazhdueshme. Faleminderit nga thellësia e zemrës për besimin që më keni dhënë. Ky është vetëm fillimi, dhe së bashku do të vazhdojmë përpara, për një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne’’, ka shkruar Izmaku.
Dua t’ju siguroj se do të punoj fort dhe pa u lodhur, që zëri juaj të bëhet i fuqishëm dhe të bartet në çdo hap të punës time, ka shtuar Izmaku.
#Xhevahire #Izmaku #falënderon #mbështetësit #Dua #tju #siguroj #të #punoj #fort #dhe #lodhur
gazetablic.com