Sport
Kualifikueset e Futsallit/ Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e pestë ndaj Kazakistanit

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë nesër ndeshjen e pestë kualifikuese të Grupit B6, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.
Kuqezinjtë kanë mbërritur që dje në Kazakistan dhe sot kanë mbyllur përgatitjet për këtë ndeshje të rëndësishme.
Grupi i lojtarëve i grumbulluar për këtë sfidë është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin nën urdhrat e trajnerit Erind Resuli.
Ndeshja Kazakistan – Shqipëri do të luhet nesër në Astana, në “Jekpe-Jek Hall”, në orën 15:00.
#Kualifikueset #Futsallit #Shqipëria #mbyll #përgatitjet #për #ndeshjen #pestë #ndaj #Kazakistanit
SportExpress