Aktualitet

Veliaj tregoi defektet e SPAK dhe BKH. Ato po veprojnë si një organizatë e paligjshme. Atentat ndaj demokracisë –

Pedagogu dhe analisti i njohur Ilir Yzeiraj, ka bërë një analizë kritike mbi funksionimin e SPAK dhe BKH, duke i akuzuar se po veprojnë jashtë kuadrit ligjor dhe po cenojnë demokracinë në vend. I ftuar në Report TV, Yzeiraj theksoi se rastin e Erion Veliajt e sheh si kulmin e sjelljes selektive të SPAK dhe bëri thirrje për një reflektim mbi rolin e këtyre institucioneve në funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Firmën prej gangsteri banditi dhe kamikazi politik, shoqëria shqiptare duhet ta dënojë sepse ne kemi vuajtur nga kjo sjellje. Në krye të këtyre strukturave që ne i kemi ndërtuar me paratë tona, ata marrin rrogën 5-6 mijë euro dhe e përdorin këtë fuqi jo për të vendosur drejtësi, për të na treguar ne drejtësi por për të treguar se qenkan mbi ligjin dhe kanë një mision të caktuar. Tek ne paradoksi është që qeveria socialiste bëri reformën dhe ndërkaq aty brenda u futën Gjin Gjonrat si ky Samet Gurguri, Altin Dumani apo ky Ols Dado që i kanë bërë një atentat demokracisë, për mendimin tim”, tha ai.
Yzeiraj e cilësoi rastin e hetuesit Samet Gurguri si një shembull spektakolar të abuzimeve në rekrutimin e personelit në BKH. Ai tha se Gurguri është emëruar pa asnjë meritë dhe pa eksperiencë në sistemin e drejtësisë, duke shtuar se ky hetues ka terrorizuar me mesazhe Ajola Xoxën.
“Rasti më spektakolar është i këtij Samet Gurgurit. Ky njeri është katapultuar në Byronë Kombëtare të Hetimit pa asnjë meritë dhe duke shkelur të gjithë kriteret, pa punuar asnjë ditë në sistemin e drejtësisë. Mua kur botova këtë shkrim më kanë ardhur mesazhe nga mësues të tij, bashkëfshatarë të tij dhe më thonë që ky është një fanatik i PD dhe ka marrë pjesë në fushatat elektorale si një agresor i vërtetë duke dhunuar votat dhe votuesit për të ndihmuar PD. Kulmi është që këtë njeri e ka punësuar në spitalin publik të Fierit kryetari i PS të Libofshës, jurist aty. Nga jurist spitali përfundon hetues në BKH. Janë zbuluar një sërë shkeljesh të tjera në rekrutimin e këtij personeli. Hetuesi që ka marrë ose ai që i ka bërë grusht shteti demokracisë shqiptare, atentat”, theksoi analisti i njohur.
Analisti e akuzoi më tej SPAK-un për përdorimin e pushtetit në mënyrë arbitrare, duke vënë në pikëpyetje objektivitetin e tij.

#Veliaj #tregoi #defektet #SPAK #dhe #BKH #Ato #veprojnë #një #organizatë #paligjshme #Atentat #ndaj #demokracisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button