Aktualitet

Koalicioni me PD do sjellë fitore të padiskutueshme në 11 maj –

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të sjell një rezultatë përtej parashikimeve në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se koalicioni “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, ka përballë një kundërshtar që sipas tij është i konsumuar.

‘Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij. Rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë. Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe për sa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve. Finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësive të rënda shtetërore dhe politike.

Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj. Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj. Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm. Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet’, tha ai.

Po ashtu, Meta ka bërë me dije edhe prioritet që ka Partia e Lirisë për vendin.

‘Jo rastësisht prioriteti ynë i pesë është Shqipëria fuqi eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera: Ndalimi i shpopullimit. Dyfishimi i pagave dhe pensioneve. Arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor’, shkruan ai.

#Koalicioni #sjellë #fitore #të #padiskutueshme #në #maj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button