Kush përfiton nga marrëveshja e pensioneve me Italinë? – JavaNews.al

Por kush përfiton nga kjo marrëveshje dhe sa?
Marrim shembullin e një qytetari shqiptar që jeton në Itali. Personi A ka 10 vite pune në Shqipëri. D.m.th. ka derdhur kontribute për këtë periudhë. Më vonë, ai ka emigruar drejt Italisë, ku ka 12 vite pune të deklaruara, për të cilat ka paguar sigurime. Në çastin që marrëveshja bëhet aktive, bëhet i mundur bashkimi i viteve të punës dhe sipas përllogaritjeve, personit A i njihen 22 vite punë. Në Itali, mjaftojnë 20 vite punë për të dalë në pension. Kjo do të thotë se ky qytetar del automatikisht në pension dhe përfiton pension në Shqipëri, për 10 vitet që ka kontribuar dhe pension në Itali për 12 vitet e tjera.
Shqipëria është një vend me emigracion të lartë në shumë vende të botës. Më herët janë nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve me disa shtete.
Më saktësisht, janë finalizuar 12 të tilla, me rëndësi për t’u theksuar marrëveshjet me vendet e Bashkimit Europian, ku ndodhet edhe pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë. Ndërkohë që janë drejt finalizimit katër marrëveshje të tjera, kryesisht me vendet e Ballkanit.
Por ka raste si Greqia, ku ndodhet edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, me të cilën ne nuk kemi ende një marrëveshje për pensionet. Pavarësisht diskutimeve të hapura, me këtë shtet, nuk ka ende dritë në fund të tunelit.
Gjithashtu, po negociohet me Serbinë dhe Poloninë, ndërkohë që negociatat për marrëveshjet e pensioneve pritet të nisin edhe me Danimarkën; Spanjën; Slloveninë dhe Moldavinë. Kjo pavarësisht se këto shtete kanë një peshë shumë më të vogël përsa i përket numrit të emigrantëve shqiptarë. /a2
#Kush #përfiton #nga #marrëveshja #pensioneve #Italinë #JavaNews.al
JavaNews