Aktualitet

Meta kërkoi që të… –

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi , i ftuar në emisionin “Open” në News 24, foli për faktin që Partia e Lirisë merr 4 mandate në listën e mbyllur në koalicionin e PD, ku ndër të tjera do të jetë edhe emri i presidentit të PL, Ilir Meta.

Sipas Blushit, Partia e Lirisë është forcë e dytë opozitare në vend dhe e treta në vend dhe ndaj ka katër vende në listën e mbyllur të koalicionit me PD. Ai shpjegoi se Meta kishte kërkuar të ishte në listën e hapur për zgjedhje, por forumet e partisë vendosën që të jetë në një listë të mbyllur. Ai tha se nëse Meta nuk do ishte rrëmbyer, situata do të kishte qenë ndryshe për Partinë e Lirisë.

Tedi Blushi: Partia e Lirisë është forca e dytë opozitare në vend dhe e treta në vend. Presidenti Meta ka kërkuar me insistim që të jetë në listën e hapur. Ka qenë propozim i PL, që në kushtet kur presidenti është në izolim ekstrem, kjo do të vështirësonte situatën.

Forumet e partisë vendosën që Meta të jetë në listën e mbyllur. Presidenti i Partisë së Lirisë është prej 4 muajsh në izolim ekstrem. Nëse nuk do ishte rrëmbyer, do ishim në tjetër situatë.

#Meta #kërkoi #që #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button