Aktualitet

OBSH: Ngrirja e fondeve amerikane vë në rrezik miliona jetë

Ngrirja e fondeve amerikane ndaj programeve të kontrollit të tuberkulozit dhe sëmundjeve të tjera rrezikon të kushtojë “miliona jetë”, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Shkurtimet e papritura të buxhetit tani kërcënojnë të zvogëlojnë në asgjë progresin e fituar me vështirësi, duke vënë në rrezik të madh miliona njerëz, veçanërisht më të rrezikuarit”, theksoi OBSH në një deklaratë.

Presidenti Donald Trump nënshkroi në 21 janar një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

“Pa kontributet e SHBA-së, do të jetë shumë më e vështirë të ndihmohen vendet e prekura nga sëmundjet infektive ose fatkeqësitë mjedisore”, theksoi atë kohë OBSH.

“Shumë programe të OBSH-së për t’iu përgjigjur urisë, fatkeqësive natyrore dhe luftërave financohen nga dollarë amerikanë”, shtoi ajo.



#OBSH #Ngrirja #fondeve #amerikane #vë #në #rrezik #miliona #jetë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button