Aktualitet

E rëndë në Rrugën e Kombit! Gjendet trupi i pajetë i një personi… –

Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuarështë gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve. Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Martin Marku punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Ai është gjetur pa shenja jete në kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarseve, dhe menjëherë është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.

#rëndë #në #Rrugën #Kombit #Gjendet #trupi #pajetë #një #personi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button