Aktualitet

Nuk do të ishte fundi i botës… –

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, deputeti Nasip Naço i ftuar në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, u shpreh se ende nuk e di a do të jetë në listat për deputet të PS-së, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Nuk jam unë ai që vendos nëse do të jem në listat për deputet të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit”-nënvizoi Naço.

“Janë qytetarët nëse unë arrij të marr besimin e tyre, janë strukturat e partisë nëse duhet apo s’duhet të jem. Unë jam përfshirë në zgjedhjet e 2021 dhe bashkë me disa miqtë e mi jemi shkëputur nga LSI për shkak të eksperimenteve politike të dështuara. PS-ja në qarkun e Beratit në 2009, 2013 dhe 2017 kishte marr 4 deputet ndërsa në 2021 për herë të parë në qark u morën 5 deputet dhe ky është sukses i PS-së. Unë nuk kalova thjesht si individë në PS por 50 – 60 % e strukturave të LSI së Beratit më mbështetën. I vetmi kusht i vendosur nga strukturat që më ndoqën ishte që votën ta kisha vetëm për PS-në. Dhe unë sot jam më rekorde që 70% e premtimeve të mia si deputet janë të realizuara.

 

#Nuk #të #ishte #fundi #botës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button