Aktualitet

A do të ketë aleancë me Berishën pas zgjedhjeve? Shehi surprizon me përgjigjen –

Dashamir Shehi, kryetari i LZHK tha se do të bënte aleancë  me Berishën pas zgjedhjeve nëse rezultati imponon.

Në një lidhje me skype në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus me Roland Zilin, Shehi deklaroi se pret nga emigrantët një votë “të shëndetshme”, pasi sipas tij ata janë më të lirë në votë sepse nuk kanë presionin dhe frikën e punësimit administrativ si dhe jetojnë në vende me demokraci më të emancipuar.

Kryetari i LZHK, premtoi se me Edi Ramën nuk do të bëjë kurrë aleancë.

Intervista e plotë

Sot është mbyllur afati për diasporën dhe në 11 maj do të votojnë mbi 230 mijë shqiptarë. Çfarë prisni ju nga vota e emigrantëve në këto zgjedhje?

Shehi: Të ketë një votë ‘të shëndetshme’ nga diaspora. Të votojnë me logjikë të ftohtë, jo si simpatizantë të partisë. Ne duhet të bëjmë një gjë tjetër, të marrim më të mirët e emigrantëve. Pse? Sepse janë më të lirë, nuk janë nën frikën administrative, bizneset nuk janë nën frikën e tatimorëve, nuk janë në grupet kriminale. Dhe ata jetojnë në një realitet demokratik shumë më të emancipuar se sa Shqipëria.

Koalicioni juaj do të garojë edhe me atë të drejtuar nga Berisha, si dhe forcat e reja politike. Çfarë ju bën të dallueshëm për votuesit e djathtë që t’ju zgjedhin ju dhe jo të tjerët?

Shehi: Këtu ka shumë gjëra. Së pari, na bën historia personale. Ne nuk na thërret njeri në SPAK, korrektësia me shtetin. Mua personalisht, por edhe të tjerët, kemi kohë të gjatë në politikë, kemi një shkallë profesionalizmi. Kemi ruajtur rolin e dinjitetit, që të tjerët nuk e kanë shumë këtë. Ne do të hyjmë me listë të hapur dhe qytetarët do ta çmojnë këtë.

A mund të kemi aleanca mes jush dhe Berishës nëse rezultati i zgjedhjeve mund të sjellë një zhvillim të tillë?

Shehi: Nëse rezultati imponon, edhe ne do të imponohemi në bazë të rezultatit tonë. Nëse mendojmë se do t’u bëjmë fresk grupeve që mund të jenë më të mëdha se ne në zgjedhje, gabohen. Me Edi Ramën nuk bëjmë aleancë, kjo është e qartë.

Alibeaj tërhoqi dje një ankimim të bërë më herët për vulën e PD-së. A ishte kjo një lëvizje që lidhet me faktin që Basha refuzoi të ishte në koalicionin tuaj?

Shehi: Z. Alibeaj ka bërë shumë mirë. A po hyjnë në zgjedhje me një parti tjetër, e çfarë kuptimi ka kjo që këta kërkojnë vulën e PD-së? Vulën e ka marrë Berisha dhe i takon, sepse ata janë shumica. Gjyqi ia dha atyre. Ne hyjmë në zgjedhje për 2 muaj, kur do të merret kjo vulë?

#të #ketë #aleancë #Berishën #pas #zgjedhjeve #Shehi #surprizon #përgjigjen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button