“Pleqëri me dinjitet”, shtohen shqiptarët që paguajnë kontribute për pensionet private –

“Ligji i fundit për rregullimin e skemës së pensioneve private vullnetare ka bërë të mundur dhe ka krijuar disa incentiva për disa punonjës që futen në këto skema. Nga ana tjetër, ligji ka krijuar edhe lehtësi te punëmarrësit që të bëjë një pjesë të zbritshme nga paga e punonjësve. Kjo ka bërë që të rritet numri i të interesuarve” deklaroi Avni Ponari, sipërmarrës në tregun e sigurimeve.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se vlera e parave të investuara në skemat private të pensioneve në fund të vitit të shkuar arriti në gati 12.9 miliardë lekë duke u zgjeruar me 16.8 për qind në raport 2023-shin.
Po a ja vleni investimi në skemat private dhe sa mund të jetë vlera e pensionit që i moshuari do të marrë kur të arrijë moshën?
“Nis nga 30-40, 50 apo edhe 70 mijë lekë nga skema vullnetare private dhe 20-30 mijë lekë nga ajo publike. Në fund, ai që del në pension merr rreth 1 milion lekë të vjetra në muaj”, thekson Avni Ponari, sipërmarrës në tregun e sigurimeve.
Me gjithë rritjen e qëndrueshme, por të ngadaltë, aktualisht vetëm 6.6 për qind e të punësuarve të marrin një rrogë mujore kontribuojnë në skemat private të pensioneve. Si në çdo treg, edhe këtu ka mosbesim.
“Nuk kemi besim te këto. Unë po të kem lekë i fus në bankë më mirë se sa te pensionet vullnetare”, shprehen qytetarët.
Nevoja për më shumë ndërgjegjësim pranohet edhe nga vetë aktorë të tregut të sigurimeve.
“Duhet nisur me ndërgjegjësimin. Si çdo gjë e re edhe skema private vullnetare e pensioneve paragjykohet. Duhet të mësohemi mos paragjykojmë gjithçka”, thotë Avni Ponari.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se aktualisht, pjesa më e madhe e të përfshirëve në skemat vullnetare të pensioneve janë gra. Ndërkohë përfaqësues të tregut të sigurimeve thonë se që ai të zhvillohet, skemës së pensioneve i duhet shtyrë “kolona e dytë” e detyruar, një kombinim mes shtetit dhe privatit./a2
#Pleqëri #dinjitet #shtohen #shqiptarët #që #paguajnë #kontribute #për #pensionet #private
Java News