Aktualitet

Do jetë deputet se u burgos politikisht! –

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për koalicionin e arritur me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, u pyet nëse Meta kishte kërkuar që për zgjedhjet e 11 majit të ishte pjesë e listës së hapur. Kreu i PD, i cili i ka dhënë 4 mandate të sigurta Partisë së Lirisë, tha përmes një deklarate nga selia blu se Meta do jetë deputet për shkak të burgosjes së tij politike.

Futja e Ilir Metës në listën e mbyllur për deputetë, nënkupton një mandat thuajse të sigurt ndërsa qëllimi final duket se është lirimi nga burgu i kreut të Partisë së Lirisë, nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe vendosjen e Prokurorisë së Posaçme përpara një ngërçi procedural.

“Ilir Meta nuk mund të kërkojë emrin e tij në listë të hapur, sepse Edi Rama e ka burgosur atë, i tmerruar nga fushata që do të bënte Ilir Meta dhe vetëkuptohet që ai do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por do të jetë deputet për rrethanat politike, për shkak të burgosjes së tij politike do të jetë deputet i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, u shpreh ush-kryeministri.

Nuk ka një përgjigje se cilat në cilat qarqe do i marrin 8 mandatet në listën e sigurt aleatët e Berishës, që 4 shkojnë për PL, 1 për Mediun, Dulen Dukën dhe Idrizin.

“PD ka zhvilluar dhe zhvillon dialog me partitë e tjera të koalicionit opozitar, të cilat në tërësinë e tyre janë 1/3 e elektoratit shqiptar. Janë pra një kusht themelor i fitores tonë”, tha Berisha.

Një përgjigje indirekte e kishte për kryeministrin Rama, i cili prej kohësh e quan Berishën ‘buf kënete’.

“Në krahun tjetër kemi zhapinj, hardhucë, kukumjaçka, sorra, bretkosa, zhaba, por ne nuk merremi me to, merremi me qytetarët, merremi me Shqipërinë, me jetën e qytetarëve, madhështinë e tyre”, tha Berisha.

Krahas aleatëve tradicionalë thuajse të njëjtët edhe të zgjedhjeve të shkuara, ku sërish çamët e grekët do të jenë në të njëjtën ombrellë, për aleancën për “Shqipërinë Madhështore” Berisha ka thirrur në ndihmë edhe Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehri, Sazan Gurin apo Kostaq Papën, ky fundit i njohur për deklaratën e tij të famshme në foltoren e Kuvendit më 2020 kur deklaroi se kur kishte qenë i ri me kaçurrela e lekë, vajzat që rrinin me të kishin pirë më shumë whisky sesa ujë.

#jetë #deputet #burgos #politikisht
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button