Aktualitet

10 menaxherë turq do t’i bashkohen stafeve drejtuese të 5 spitaleve në vend –

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia do t’i bashkohen stafeve drejtuese të 5 spitaleve kryesore në vend, të cilat janë pajisur me kartën e autonomisë menaxheriale.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja shkruan se “këta menaxherë do t’i bashkohen spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë”.

“Garantimi i autonomisë spitalore, mbetet qëllimi ynë kryesor për të garantuar një menaxhim shëndetësor efikas, rritje të cilësisë, si dhe dhënien në kohë të shërbimeve për qytetarët”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen për qeverinë turke, për angazhimin dhe bashkëpunimin në gjithë këto vite.

“Krenare që ky partneritet do të na shërbejë për të zbatuar me efikasitet një nga reformat më të rëndësishme, si dhe për të nisur sa më shpejt fazën e dytë, që është përfitimi i Kartës së Autonomisë Financiare në këto spitale”, tha Koçiu.

#menaxherë #turq #bashkohen #stafeve #drejtuese #të #spitaleve #në #vend
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button