Zgjedhjet/ 3 koalicione e 5 parti kryesore në fletën e votimit, çfarë ndodh me 17 parti ‘fantazmë’ nëse s’gjejnë kandidatë

Tre janë koalicione, ai i Sali Berishës me 26 parti, Dash Shehi me Enkeleid Alibeajn dhe Adriatik Lapaj me Endri Shabanin. Ndërsa 5 parti të tjera garojnë të vetme: PS, e Edi Ramës, Tom Doshi, Agron Shehaj, Arlind Qori dhe Lulzim Basha.
Nëse kualifikohen vetëm 3 koalicionet që kanë mbledhur 31 parti në total, dhe 5 partitë kryesore, fleta e votimit nuk do të zmadhohet më shumë se sa kaq dhe ky format me lartësi 40 cm dhe gjerësi 60 centimetra do të mjaftojë.
Megjithëkëtë, kjo nuk është e sigurt. 17 parti të tjera, figurojnë të regjistruara në KQZ si garuese në 11 maj, dhe kanë të drejtë të jenë në fletën e votimit.
Kjo do ta bënte fletën edhe më gjigande e rrjedhimisht më absurde.
Megjithëkëtë, ligji ka parashikuar disa filtra rrugës.
Nëse një parti dëshiron të figurojë në fletën e votimit, do të duhet që të garojë plotësisht në të gjithë Shqipërinë, pa asnjë përjashtim.
Kështu, ata duhet të dorëzojnë deri të mërkurën e ardhshme, të datës 12 mars, listat e plota të kandidatëve. Kësaj radhe ligji kërkon 186 emra nga secili subjekt, 46 në listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur.
Emrat duhet të vijnë me gjithë dokumente shoqëruese dhe mungesa e tyre mund të skualifikojë shumë prej këtyre partive të konsideruara si “fantazmë” që shfaqen vetëm në zgjedhje dhe zhduken menjëherë nëse ndonjë parti e madhe nuk i mbledh në koalicion, ose nëse ndonjë grupim i fuqishëm nuk jua merr partinë me qira për të kandiduar elementë të caktuar.
PARTI TË TJERA ENDE NË PIKËPYETJE
1. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”
2. “Partia Unitetit Kombëtar”
3. Partia Lëvizja “Atdheu”
4. Partia “Drejtësia Shoqërore”
5. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”
6. “Partia Komuniste e Shqipërisë”
7. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”
8. Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”
9. Partia “Fronti i Majtë”
10. Partia “Aleanca Demokracia e Re”
11. Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”
12. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”
13. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”
14. Partia “Ardhmëria Shqiptare”
15. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”
16. Partia “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”
17. Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”
SUBJEKTET E SIGURTA NË FLETË VOTIMI
1. Partia Socialiste Edi Rama
2. Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Sali Berisha
3. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj
4. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” Dashamir Shehi
5. Partia Social Demokrate Tom Doshi
6. Partia Mundësia Agron Shehaj
7. Partia “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori
8. Koalicioni Euroatlantik Lulzim Basha
#Zgjedhjet #koalicione #parti #kryesore #në #fletën #votimit #çfarë #ndodh #parti #fantazmë #nëse #sgjejnë #kandidatë
Java News