Aktualitet

Aksident mes një veture dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, nuk ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Këtë e ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë se në këtë aksident nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 09:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në afërsi të Çagllavicës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar ai.



#Aksident #mes #një #veture #dhe #një #kamioni #në #magjistralen #Prishtinë #Ferizaj #nuk #të #lënduar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button